Intrumentisti i Estradës Profesioniste të Shkodrës dhe Teatrit Migjeni, Memli Salabegu, është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare.

Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga Teatri Migjeni, Shkodër, të cilët i shprehin ngushëllimet familjes.

Memli Salabegu ishte për 19 vite pjesë e orkestrës së estradës duke u shquar si një nga artistët më të mirë. Me hidhërim të thellë njoftojmë se në moshën 67 vjeçare është ndarë prej nesh, intrumentisti i orkestrës së estradës, Memli Salabegu.

Memli, kontribuoi për 19 vite rresht në orkestrën e estradës duke u shquar si një artist i vertetë. Lamtumirë miku ynë i mirë Ngushëllime familjes Salabegu shkruhet në Facebook nga profili i Teatrit Migjeni.