Të nderuar anëtar të KMC, jemi në ditën e shtatë të karantinimit, secili prej drejtuesve të institucioneve ka marrë masa për të mirëorganizuar karantinimin e të gjithë popullatës, proces i cili deri sot ka vazhduar shumë mirë falë punës dhe përgjegjësisë që po zbaton secili anëtar .

Me lejoni që t’ju përgëzoj secilin drejtues dhe nepërmjet jush secilin punonjës të strukturavë që juve drejtoni veçanërisht, strukturat e shendetësisë në qark, policinë, inspektoriatet, policitë bashkiake, pasi si produkt i punës Tuaj është edhe ndergjegjesimi i masës së gjërë të popullatës, nëpërmjet së cilës kemi arritur të zbatimin e mirë të rregullat, urdhërat dhe udhëzimet sipas akteve normative të deleguara nga Qeveria, deri sot.

Aktualisht nuk kemi informacione për asnje shenjë Covid 19, në territorin e Qarkut, por rreziku ndaj tij sa vjen e bëhet me kercenues. Sipas eksperteve virusi nuk ka shenja në dukje, nuk kuptohet, madje edhe mund ta ketë kaluar secili prej nesh, por nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që secili prej nesh mund të ballafaqohet me këtë virus, kur dihet që deri me date 27 Shkurt kanë hyre në territorin e Qarkut Shkodër rreth 1500 persona nga vendet e infektuara me COVID 19, dhe pas kësaj datë vetëm nga Mali Zi kanë qarkulluar në dy anët e kufirit rreth 1500 shtetas të tjerë deri me datë 15 Mars 2020, gjë që tregon se virusi tashmë mund të jetë në territor dhe presim që ai të shfaqet.

Të nderuar anëtarë të KMC, nuk ka vend për panik, por përkundrazi duhet të ruajmë qetësinë dhe të respektojmë me rigorozitet të gjitha rregullat që janë bërë publike tashmë nga ekspertët e Ministrisë së Shendetsisë si dhe ekspertët e shfaqur në TV, Kombëtare dhe lokale.

Kjo Luftë me armikun e pa shfaqur, CO.VID 19, nuk dihet sado zgjasë, kërkon që neve të shumfishojmë forcat, të tregojmë më shumë durim për tu përballur me cdo të pa pritur, por njëkohesisht edhe me reagimin e paduruar të komunitetit me të cilët duhet të tregohemi këmbengulës dhe të kujdejshëm në kërkesën e zbatimit të urdhërave dhe porosive të qarkullimit të kufizuar.

Në këtë kuadër KMC kërkon nga të gjithë drejtuesit e strukturave që ti kushtojmë kujdes strukturave në terren, të cilët janë përballë ketij virusi, të racionalizojnë forcat, të punojnë me rregulla të rrepta sigure, dukë përdorur mjete për mbrojtjen përsonale. Ato duhet, të trajnohen dhe instruktohen për të qenë rezistëntë dhe të duruar më çdo përson që përballen duke respektuar rregullat e komunikimit në distancë.

Situata aktuale sado qe në dukje na duket e qetë, ajo mund të precipitojë nga momenti në moment, prandaj duhet që ta kemi të qartë që aleati dhe bashkeluftëtari me i mirë është komuniteti, sa më shumë ta ndërgjegjësojmë atë ta bindim për të qendruar në shtëpi të vetizolohet të zbatojë rregullat e vetkarantinimit aq më shumë i kemi dhënë mundësi dhe kohë bluzave të bardha për tu marrë me atë shtresë të popullsisë që nuk mund ta përballojnë këtë infeksion.

Të gjithë amëtaret e KMC, dhe shtabet në çdo bashki dhe institucion, nëpërmjet tyre të gjitha strukturat policore, bashkiake, ushtrinë, të gjithë llojet e inspektoriateve të shendetit publik, spitalet, të akivizojnë planet lokale/institucionale emergjente shëndetësore, ku të kenë parashikuar dy tre skenare për vazhdimin e marrjes së masave për monitorimin dhe ndjekjen e karantinimit të popullatës në të gjithë territorin e Qarkut, duke zbatuar me rigorozitet urdhërat e fundit për levizjen e punonjësve të Administrates në vecanti dhe respektimin e orareve nga komuniteti në përgjithësi dhe nëpërmjet strukturave përkatëse, mediave të gjejnë format e metodat dhe mekanizmat më efikase për ti ndërgjegjësuar dhe qendruar në vetkarantinim në kushte shtëpie.

Të gjithë drejtuesit e bashkive institucione, anetare të KMC, duhet të vijojnë të zbatojnë rregullat e komunikimit online dhe të mirëorganizojnë administratat e tyre për funksionimin e grupeve të punës të ngritura tashmë që operojnë në terren për tju përgjigjur në kohë reale zbatimit të urdhërave dhe udhëzimeve që delegohen nga KMC, nëpërmjet rrjetit të komunikimit Ëatsup që duhet të jenë të ngritura në të gjitha institucionet.

Ti kushtojmë vemendje të veçante në ketë periudhë funksionimit dhe vënien në eficencë të Mjekut të familjes i cili lot një rol të domosdoshëm dhe parandalues në këtë fazë ta karantimit të popullatës. KMC kërkon që nëpëmrjet të gjithë drejtuesve të bashkive, insitutcioneve sidomos atyre shëndetësore të sensibilizojnë nëpërmjet mediave këtë kategori mjekësh të cilët duhet të jenë në komunikim të përditshme me popullaten për të dhën asistencën e tyre dhe keshillat për cdo familje.

Të riorganizohen grupet mikse me përberjen e përfaqësuesve të institucioneve të bashkive, inspektoriateve të punës, Shendetit Publik, ISKSH, AKU, Policive Bashkiake, Drejtorisë Bujqësise, për të operuar dhe vepruar në menyre të menjëhershme në çdo rast që kerkohen për nderhyrje, kur konstatohen shkeljeve të urdhërave dhe akteve normative të Qeverisë. Vëmendje e vecantë për operimin e tyre duhet të jenë përqendrimi tek vendet e grumbullimit të njerëzvë, supermarketet, pikat e shitjes me shumice, spitalet me qëllim që ti detyrojmë për të ruajtur distancen dhe respektuar rregullat e komunikmit në distancë.

Nga institucionet përgjegjëse të vazhdojë sensibilizimi nëpërmjet mediave lokale për inkurajimin e bizneseve që merren me transportin dhe tregtinë e asortimenteve ushqimore dhe ilaceve, nëpërmjet institucioneve shendetësore, doganore dhe tatim taksave, për të siguruar tregun vendas me ushqime dhe ilace që janë më të domosdoshme për komunitetin, krahas masave shtrenguese, sanksionuese per abuzimin me çmimin.

Kërkoj rritjen e qendrueshmërisë dhe përgjegjëshmerisë së secilit institucion që të zbatojë urdhërat dhe aktet normative dhe mos tolerim me detyrën. Nuk ka kompromis me shëndetin e njerëzve prandaj çdo tolerim është i pafalshem. Kush shkel Ligjin në këtë situatë, ndodhë si në Itali, prandaj në këtë fazë ilaci më i mirë janë masat shtrenguese.

Të merren masat e duhura nga DBU dhe institucionet ligjzbatuese, për të nxitur fermeret për të vazhduar fushatën e të mbjellave duke zbatuar rregullat e sigurise vetiake dhe të higjenës, dhe kushtet e karantinimit.

Do të vazhdojë komunikimi me median, ku secili anëtar i KMC, kryetarët e bashkive duhet që nëpërmjet tyre çdo ditë të sensibilizojnë komunitetin për masat e marra për rregullat që duhet të ndiqen dhe planët e parashikuar për ndjekjen e situatës nëse ajo precipiton.

Ngarkohen për zbatimin e ketij Urdheri të gjithë drejtuesit e institucioneve që ushtrojnë aktivitet në territorin e Qarkut Shkodër.