Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici ka folur për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News mbi pasojat ekonomike që ka koronavirusi veaçanërisht në vendin tonë.

Civici ka folur për planin financiar të qeverisë, sektorët që do të preken më shumë nga kriza si edhe skenarët e mundshëm që mund të përdorur për të shmangur krizën e thellë.

Rama ka deklaruar se sot në mbrëmje shpalosjen platformës ekonomike, edhe pse nuk jemi në detaje, ku do të ngjajë dhe ku do të dallojë me vendet e tjera?

Civici: Duke pasur parasysh disa vendime të kryeministrit, mendoj se do të jetë e ngjashme me disa platformave të vendeve europiane e sidomos Italia, që nuk ka të bëjë me atë që po bëhet në SHBA por në formën e një pakete. Në radhë të parë mendoj se do të jetë në sektorin shëndetësor, ndërsa nga ana e pastër ekonomike do të jetë në dy aspekte, përmes dhënies së ndihmave sociale dyfish sa marrin normalisht e shoqëruar me paketën për ndihmat për bizneset që do të shoqërohen me një sërë lehtësish për pagesat dhe sigurimet, por edhe takstat e pronës, por besoj edhe me vendimin e fundit për shtyrjen e kredive nëse personat bëjnë pjesë në grupet e atyre që janë prekur. Mendoj që kjo është fruyma që pritet, pavarësisht se njerëzit duan të dëgjojnë se pagat do ua jap qeveria për sa kohë nuk punojnë.

Nga cili buxhet i lodhur do dalin këto para?

Civici: Mendoj se për momentin mund të bëjmë disa ndryshime zërash të buxhetit por edhe në ndryshime të disa sektorëve të ekonomisë. Pavarësisht nga buxheti i vështirë që kemi aq më tepër që vijmë pas një klime pas tërmetit. Për momentin besoj se arrijmë të përballojmë. Ndërkohë varet nga sa zgjat kjo situatë. Për këtë duhet të ketë një plan B ose një plan C. Do presim nëse do preket rezerva valutore që vetëm në situata të jashtëzaknshme mund të preket, deri në kalimin e kufizimeve të nivelit të borxhit. Mendoj se duhet të ketë një qetësi për momentin sa i përket konsumit.

A jemi ne, bota në pragun e një krize globale si ajo e 2008?

Civici: Kriza është e ngjashme me 2008 për shkak të tipareve që ka, që mendohet se do kalohet në recesion. Ekspertët mendojnë se ky është një proces që ka filluar në vitin 2019 dhe ndoshta koronavirusi e nxori në shesh atë që po ndodhte. Bota nuk do të jetë më njësoj në 2021 por gjërat do të ndryshojnë. Mendoj se sektori i parë që do të goditet është turizmi, edhe për shkak të tërmetit, por edhe tani, padyshim edhe sektori i dyshimeve që mban peshën kryesore në ekonomi. Besoj që jo por nëse situata agravohet mund të preket edhe sektori prodhues etj, pasi janë të lidhur me njëri-tjetrin.

Eurobondi është një borxh që merret në institucionet ndërkombëtare, e ka kërkuar kryeministri Conte dhe mund të miratohet në vijim, që krijohet përmes aplikacioneve për virusin, që garantohen nga buxheti i vendeve europiane dhe banka qëndrore aueropiane. Është në formën e obligacioneve që garantohet nga vendet dhe qeveritë e tyre përkatëse. Edhe ne nmund të arrijmë brenda tregjeve ndërkombëtare. Nëse do të kemi nevojë urgjente për një sasi parash, që mund të pranojmë të kalojmë edhe nivelin e borxhit edhe nivelin e deficitit. Të gjitha instrumentat financiare janë të mundshme por duhet parë edhe nga pikëpamja e politikës.

https://www.facebook.com/taulajm.eu/videos/196418578322543/