Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme rreth një teorie që po qarkullomn në rrjet e cila thotë se pas orës 23:00, do të ketë spërkatje me dezinfektues nga ajri në vendin tonë.

Rama e ka përgënjeshtruar një lajm të tillë, duke thënë se vendi ynë nëse do të kishte kushte të tilla do ishim një vend tjetër sot.

Këto lajmet e pas orës njëmbëdhjetë dalin nga ata që e mbani mend ju. Nuk do dalin helikopterë sonte në 23:30 për të spërkatur Tiranën siç është folur në internet. Nëse do kishim helikopterë për spërkatje, do ishim një tjetër vend sot, tha Rama.