Te nderuar kolegë Meqënëse po kalojmë drejt mësimit me internet, unë kam disa kërkësa për stafin drejtues Rektorat Senat Bord i Administrimit, që mendoj se janë të detyrueshme në një situatë të tillë

Të kërkohet pezullimi i menjëhershëm i proçesit të akreditimit të programeve nga MASR Senati Me shkresë zyrtare pa shkresë nuk mund të bëhet asgjë sepse na mungon totalisht pjesa e e learning si në rregullore, ashtu edhe në programe problemi i cilësisë së rregullores

fondet e parashikuara nga Universiteti, të përdoren në vijim për studentët/stafin sepse situata është e paparashikueshm mjete për e learning

Të pezullohet çdo tender nga Universiteti i Shkodrës Bordi dhe Senati Fondet të ruhen për vitin tjetër akademik me frikën e uljes së fondit të pagave dhe uljen e numrit të studentëve;

Ndryshoni menjëherë parashikimet për 2 3 vitet e ardhshme nëse situata e bllokimit do të zgjasin më shume se 1 muaj, efektet për ekonominë do të jenë të paparashikueshme këtë e flas me frikën e ekonomistit

Nese dëshironi te kontribuoni per situatën, si ne rastin e kontributit per termentin, ju lutem te hekni dore nga shpërblimet tuaja dhe te mos përdorni tarifat e studimit.

Rimbursim tarifës për studentët Bordi dhe Senati Nëse mësimi do vazhdojë në distancë, tarifa duhet të rimbursohet sepse studentët shërbimin po e marrin me internet, me mjetet e tyre, në shtëpinë e tyre jo të Universitetit

Të konsiderojmë faktin se kemi studentë familjet e studentëve që sot nuk punojnë, pra nuk kanë te ardhura

Baza ligjore për rastet elearning mungon Senati Në mungesë të një rregulloreje, çdo gjë është ne dorën e lektorit të lëndës;

Mbetet pikëpyetje se si do të bëhet vlerësimi-testimi i studentëve: ndoshta do të bëhet me detyra dhe jo me testim me shkrim problem cilësia e rregullores

Transparencë në lëndët/pedagoget që do të zhvillojnë mësimin me internet Senati Akademik

Të mos abuzohet me lëndët që mund të zhvillohen sa për sy dhe faqe Të pyeten studentët për kushtet që kanë në shtëpi 22% e studentëve të vitit të dytë Financë, nuk kanë internet pc në shtëpi

Në këtë rast duhet parashikuar diçka tjetër për këto studentë – të frekuentojnë lëndën kur të rifillojnë mësimi, ose të përdorin pc e sallës së laboratorit kur të hapet universiteti

Këto pika kërkojnë vendime nga Senati Akademik, sepse modifikohet e gjithë procedura e provimeve, e vlerësimit dhe e programeve.

Urdhëri për fillimin e procedurës së mësimit duhet të vijnë me shkrim Senati Akademik dhe MASR

Nga Senati akademik pas marrjes së vendimit nga departamentet/dekani: Sipas ligjit për Arsimin e lartë, programi mësimor, mënyra e zhvillimit, përcaktohen vetëm nga departamenti nuk ndërhyn dot as Senati Akademik dhe jo më MASR.

Para se te kaloni shkresat te MASR per zbatim ne departamente, ju lutem te kërkoni vete shkresa zyrtare, jo email me një dokument pa datë, pa vulë, pa protokoll.

Në këtë situatë të paprecedentë, mbetemi në dispozicion për të mirën e universitetit, studentëve dhe qytetit të Shkodrës. Faleminderit. Peter Saraçi