Prej datës 15.03.2020 ka hyrë në fuqi Akti Normativ i Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”. ka për qëllim përcaktimin dhe forcimin e zbatimit të rregullave, të vendimeve, të urdhrave dhe të udhëzimeve të nxjerra nga organet kompetente, në të gjithë territorin, për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga Coronavirusi.

Në dokumentin e miratuar nga Qeveria specifikohet se çfarë është e ndaluar në këtë moment kritik dhe si duhet të veprohet nga të gjithë qytetarët dhe institucionet.

Më poshtë është rruga ë duhet ndjekur nga drejtuesit e mjeteve për të shkakruar formularin me të cilin justifikohet lëvizja e mjeteve por vetëm për personat e përcaktuar si dhe në orare të caktuara.

Covid 19 Vetëdeklaro online lëvizjen me mjet, por mbaj parasysh këshillat!

Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 06 00 08 00 dhe 16 00 17 00 që duan kryesisht të lëvizin për në punë

Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, ju lutemi të plotësoni formën në linkun e mëposhtëm

Linku me formularin e vetëdeklarimit është i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në këtë link: https://www.asp.gov.al/covid-19-vetedeklaro-levizjen-me-automjet.

Klikohet mbi linkun Covid 19 Vetëdeklaro lëvizjen me automjet! plotësohet formulari i vetëdeklarimit dhe në fund të formularit klikohet butoni SUBMIT.

Pas këtij veprimi do ju shfaqet konfirmimi dhe formulari i plotësuar i dërgohet qytetarit qe e ka plotësuar, në adresën e email it të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Formularin që do tju vijë në email, printojeni dhe vendoseni mbi kroskotin e  makinës, te xhami i parë  për tia treguar punonjësve të Policisë.

Kujdes, ky link është vetëm për ata që duan të shkojnë në punë dhe vetëm për oraret e lejuara të bëra publike 06 00 deri 08 00 të mëngjesit dhe 16 00 deri në 1700 të pasdites