Pas katër rasteve të reja të infektuar me COVID-19, numri i personave të prekur ka shkuar në 55.

Përgjegjësja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino në një dalje për mediat tha se në 24 orët e fundit janë testuar 42 raste të dyshuara, ndërsa në total janë testuar 605 raste.

Tiranë 38 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

Bino tha se 25 prej të infektuarve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, tre prej të cilëve janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.