Drejtoria e shkollës “Omiros” ka njoftuar stafin e saj pedagogjik si dhe prindërit e nxënësve të saj se një prej mësuesve të kësaj shkollë ka rezultuar pozitiv me COVID 19 që me datë 13 mars çka rrit mundësinë të ketë infektuar kolegët dhe nxënësit me të cilët ka pasur kontakt. Ky njoftim vjen shumë ditë pasi mësuesi është testuar pozitiv, ndonëse nuk dihet nëse rezultati është mbajtur sekret nga mësuesi i cili ka shkuar me shenja të virusit në spital apo nga drejtoria e cila ka njoftuar prindërit dhe stafin gati 1 javë me vonesë.
Prindërit janë alarmuar dhe irrituar jashtë mase ndërsa janë shprehur se do të depozitojnë dhe një padi ndaj shkollës për kërcënim të shëndetit të fëmijëve të tyre.

Njoftimi i shkollës Omiros:
Të dashur prindër, ju informojmë se një person prej stafit edukativ të Shkollës “Omiros” u gjend pozitiv ndaj koronavirusit ditën e Premte dt 13/03/2020. Shkolla jonë u mbyll ditën e hënë, 4 ditë para se të shfaqej rasti, dhe ishte e vetmja ditë që dikush prej stafit dhe fëmijëve mund të ketë erdhur në kontakt me personin e infektuar i cili nuk ishte në dijeni për problemin deri ditën që iu shfaqën shenjat e para dhe shkoi në spital, ku pas analizave rezultoi pozitiv.

Duke pasur parsysh dhe propabilitetin më minimal të një infeksioni të mundshëm, jemi të detyruar tiu vëmë në dijeni që të jeni më vigjilentë në lidhje me shëndetin tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e mëposhtme në rast se keni një prej shenjave të bëra publike e që lidhen me infektimin nga ky virus.