Prezantuesja e motit Alba Hoxha ka ndarë një video për të qeshur me miqtë e saj. Hoxha gjatë prezantimit të motit ka inskenuar një skenar, i cili i përshtatet frikës që secili nga ne ka nga koronavirusi.

Alba, në videon e saj teksa prezanton motin fillon të kollitet, ndërsa të gjithë njerëzit që janë pranë saj nisin ta qëllojnë me këpucë.

E gjithë videoja është bërë me qëllim për të ironizuar gjithë panikun që ka “pushtuar” njerëzit në Shqipëri pas të infektuarve të parë nga koronavirusi.