Burra, gra dhe fëmijë, të gjithë mund të infektohen nga koronavirusi, por pasojat janë shumë të ndryshme. Faktorë vendimtarë janë mosha, gjinia dhe sëmundjet e mundshme të mëparshme. Mediat në Gjermani thonë se Covid-19 mund të përhapet me shpejtësi në javët dhe muajt e ardhshëm, e dy të tretat e popullsisë do të infektohen.
Sipas Christian Drosten, virologu kryesor në spitalin e Berlinit Charité, nuk ka gjasa që situata të ndryshojë shumë kur të ngrohet përsëri moti dhe të marrë fund sezoni klasik i ftohjes ose gripit. Një shumicë e popullsisë do të ketë formuar në vjeshtë antitrupa kundër SARS CoV2, kur të vijë vala tjetër e ftohjes, thotë ai.
Njerëzit e moshuar janë veçanërisht të rrezikuar, pasi shkalla e vdekshmërisë rritet në mënyrë eksponenciale nga mosha rreth 65 vjeç. Por eksperienca me raste në Itali, tregon se është prekur shumë edhe grupmosha 40 44 vjeç. Sipas të dhënave të OBSH-së, burrat vdesin në mënyrë të konsiderueshme më shpesh se gratë nga SARS-CoV2. Shkalla e vdekjes në Kinë në mes të shkurtit ishte 2.8 per qind për burrat dhe 1.7 qind për gratë.
Ekspertët thonë se sistemi imunitar femëror është më rezistent se ai i burrave. Kjo është kryesisht për shkak të estrogjenit, i cili stimulon sistemin e imunitetit dhe lufton patogjenët më shpejt dhe në mënyrë më agresive.
Nuk është kuptuar ende ndërkohë arsyeja përse fëmijët nuk sëmuren shumë ose e kalojnë me simptoma më të buta, por mjekët supozojnë se “sistemi jo specifik” tashmë i lindur është efektiv tek fëmijët e vegjël.
Top Channel