Izolimi i shqiptarëve dhe mbyllja e kafeneve mund të jetë një ndër masat më të rënda që është ndërmarrë në këtë periudhë, duke parë lidhjen e madhe që kemi ne si popull me kafenetë
Këtë e dëshmon edhe një intervistë e fundit e bërë në Bronx New York ku një kafene ka qenë e tejmbushur me shqiptarë pavarësisht rrezikut të Koronavirusit
Një gazetare ka marrë në intervistë një punonjës shqiptar nga Kosova në një kafene që ndodhet në një lagje të mbipopulluar me shqiptarë
Nuk ka virus që ti ndalë shqiptarët të dalin të pinë kafe. Ata gjithmonë vijnë edhe në dëborë, shprehet Florian Lota
Asgjë nuk do ti ndajë shqiptarët nga kafja e tyre, shkruhet përkrah videos në rrjetet sociale