Rezervat ushqimore aq pak sa kanë patur por ato pak para i kanë mbaruar. Janë një pjesë e komunitetit rom në Shkodër të cilët nuk kanë me se të ushqejnë fëmijët në këto ditë të shtetrrethimit edhe për Shkodrën. Që në orët e mëngjesit janë drejtuar tek bashkia Shkodër për të kërkuar ndihmë por nuk kanë arritur që të komunikojnë me askend. E vetmja gjë që kërkojnë është që t’u sigurohet baza ushqimore sepse nuk mund të punojnë më

Nuk kanë një ide se si do të shtyjnë ditët përsa kohë jeta në qytet do të jetë thuajse e paralizuar si masë parandaluese ndaj koronavirusit por ajo që është e sigurtë për ta ka të bëjë me faktin se fëmijët rom por edhe të rriturit rrezikojnë të mbesin pa bukë

Në Shkodër janë disa grupime të ndryshme të komunitetit rom të cilët jetojnë në disa pika në periferi të qytetit të cilët në ditën e katërt të shtetrrethimit për Shkodrën kanë nisur që të ndjejnë vështirësi të mëdha sepse e kanë të pamundur që të sigurojnë ushqimin për familjet e tyre.starplus