Sqarim i Policisë së Shtetit
Nisur nga fluksi i madh i telefonatave të qytetarëve drejt numrave të dedikuar 069 41 22223 dhe 069 41 22224, si dhe nga emailet shumta të ardhura në adresën e dedikuar: policiarrugore@asp.gov.al, për akreditim apo informacione të ndryshme në lidhje me masat kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, sqarojmë gjithë qytetarët se
Të gjithë pronarët e bizneseve prodhuese apo ata që ofrojnë shërbime për qytetarët, të cilët duan të akreditojnë automjetet për lëvizje personeli apo mallra brenda qarkut, të mos dërgojnë email në adresën policiarrugore@asp.gov.al dhe as të mos telefonojnë në dy numrat e dedikuar, por ti drejtohen Sektorit të Policisë Rrugore të qarkut ku kanë vendbanimin dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Ndërsa ata pronarë apo administratorë që kanë aktivitet/biznes edhe jashtë qarkut, si dhe ata që banojnë në qarkun Tiranë, të vazhdojnë të bëjnë kërkesa për akreditim nëpërmjet emailit policiarrugore@asp.gov.al dhe dy numrave të dedikuar.
Orari i lëvizjes 06:00 deri 08:00 dhe në mbasdite 16 00 deri në 17 00 nuk është për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për personelin/ punonjesit e ndërmarrjeve prodhuese, të cilët do lejohen të kenë aktivitet, sipas konfirmimeve të bëra nga Policia e Shtetit, si dhe për punonjësit e institucioneve shtetërore të pajisur me dokument identifikimi të institucionit.
Në këto orare nuk do lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete private.