Edhe në Shkodër, në lulishte dhe ambiente publike ku krijohen grumbullime, policia dhe ushtria kanë dalë në terren, ku u bëjnë thirrje veçanërisht të moshuarve të shkojnë në shtëpi, si masë parandaluese ndaj COVID19, i cili prek më së shumti pikërisht moshat e treta.
Efektivët e policisë dhe forcat e ushtrisë u bëjnë apel që edhe nëse dalin për ajër të pastër për disa momente, të ruajnë distancën sipas rregullave të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mbi 1 metër larg. Në asnjë vend nuk lejohet të qëndrojnë njerëz të grumbulluar grupe-grupe.