Daniele De Rosa, është mjekja veterinare e cila është prekur nga koronavirusi në Itali, e cila ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët italianë, teksa ndodhet në spital, duke marrë frymë e ndihmuar nga një aparat oksigjeni.
De Rosa shprehet se prej kohësh ka humbur numrin e ditëve, në të cilat ndodhet në spital, dhe shprehet se ndoshta është ende në jetë vetëm në sajë të punës së mjekëve, dhe natyrisht dhe vullnetit të Zotit.
“Kemi qenë të gjithë fajtorë të niveleve të ndryshme, por mbi të gjitha kush e ka bërë lirisht duke e ditur që po bën një krim”, thotë ajo në mesazhin e saj, i cili është bërë publik nga mediat italiane.
Ajo tregon se në këto ditë nuk ka pasur kontakte me askënd, përveç me dy mjekë, njëri i cili e kontrollon për gjendjen shëndetësore, dhe tjetri që i lë darkën apo drekën në karrocë pas dere, për të shmangur kontaktet.
Mesazhi i saj:
“Mirëmbrëma të gjithëve! Unë jam doktoreshë De Rosa, veterinere e provincës Avelino. Një ndër rastet e parë pozitiv me Covid19. Tani do t’ju spjegoj se perse jam sot këtu per të ndarë këtë mesazh mbi të gjitha për ata që do ta ngulisin mirë jo vetëm ta dëgjojnë, më vjen keq edhe pse do te prek ndjeshmërinë e ndonjërit për mënyrën si po prezantohem por ishte një zgjedhje e detyruar, sepse një komunikatë e shkruar edhe e shoqëruar me një foto, nuk do të kishte dhënë të njëjtën ide dhe mendimin qe dua të ndaj. Jam mbyllur në izolim në këtë spital, në luftë me COVID 19, prej ditësh sa nuk numërohen më.
Nuk mund të hap dritaren, nuk kam kontakte me asnjë, vetëm dy herë në ditë, një me një mjek për kontrollin e përditshëm dhe tjetri kur më sjell drekën dhe darkën, e cila më lihet në një karroce pas dere në të cilën duhet të mbaj një distancë të caktuar metrash. Koronavirusi më ka shkaktuar një sëmundje të rëndë pulmonare intersticiale, me insuficensë të madhe të frymëmarrjes. Unë jam një grua 43 vjece, që para këtij episodi, gëzonte shëndet të plotë, por papritur u gjenda e lidhur pas kësaj aparature respiratore e të luftoj me vdekjen dhe Covid 19.
Kjo ishte pas vdekjes së babait tim, eksperienca më e vështirë e jetës time. Luftova për t’u bashkuar me vajzat e mia, te familja ime dhe sot, pas tamponit të parë negative, mora një fije shprese, sepse po fitoj luftën. Nuk kam fjalë për ta përshkruar ndjesinë që ka kaluar këto ditë, trupi im, shpirti im, mendja ime, por një siguri e kam, nëse nuk prekesh nga një fatkeqësi e tillë, dhe i katapultuar pranë vdekjes, nuk do të mund të kuptosh kurrë dhimbjen dhe dëshpërimin që mund të ndjesh.
Ja edhe qëllimi i mesazhit tim. Munda sot vetëm të flas, pas ditësh në insuficensë frymëmarrjeje. Akoma jo të gjithë, në mos shumë pak persona, e kanë kuptuar vërtetë se për cfarë po flasim, nuk e di nëse për injorancë, apo se nuk kanë mjaftueshëm frikë. Dhe sot unë do të doja që shumë njerëz të më shihnin, për të parë nëse arrini, në sytë e mi e një trupin tim vuajtjen që duhet të përballosh për të luftuar këtë virus.
Ta nisim nga vetja, sa nga ne nuk e kanë respektuar dekretin, sa nga ne plotësisht të ndërgjegjshëm për t’u izoluar dhe për të hyrë në karantinë, nuk e kanë ndjerë për detyrim ta bëjnë dhe për këtë kanë vënë në rrezik, e vazhdojnë ta bëjnë, jetën e tyre, atë të të tjerëve dhe timen, që gjendem këtu për faj të sjelljes të një prej këtyre personave.
Secili prej nesh duhet të kishte bërë pjesën e tij, është e kotë të kapesh me institucionet, nëse e dimë se jemi bartës të virusit dhe vazhdojmë qetësisht të shkojmë në punë, apo për pazare. Kemi qenë të gjithë fajtorë të niveleve të ndryshme, por mbi të gjitha kush e ka bërë lirisht duke e ditur që po bën një krim.
Cdokush duhet të mbajë përgjegjësi, por pak e kanë bërë dhe po e bëjnë. Ja pse e kam nxjerrë fytyrë, që nuk është e bukur dhe u shfaqa këtu brenda, me mikun tim ‘respirator’ që më shpëtoi jetën bashkë me përkushtimin e mjekëve që më asistuan dhe natyrisht me dashurinë e Zotit, që deshi dhe vendosi që nuk kishte ardhur ende momenti im dhe se duhej të kthehesha në familjen time. Faleminderit të gjithëve dhe më falni nëse ju kam pikëlluar”