“BalkanWeb” dhe “News24” mësojnë se ka shkuar në tetë numri i mjekëve të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Gazetarja Aurora Golemi tha në një lidhje live në “News24” nga Infektivi i Tiranës se burime brenda QSUT i kanë konfirmuar se një mjek reanimator është prekur nga COVID19.