Prej nisjes së testimeve në vendin tonë për koronavirusin ka pasur akuza të forta për mungesën e tamponeve, dhe për numrin shumë të ulët të shqetësimeve që verifikohen, ku shumë qytetarë nuk marrin përgjigje në numrin e Urgjencës 127.
Zyrtarisht ISHP ka njoftuar se deri më datë 15 Mars kanë kryer gjithësej 532 testime gjithsej për të verifikuar personat që mund të jenë prekur nga ky virus.
Ndërkohë që raportimet janë shtuar se shumë qytetarë që dyshojnë se mund të jenë të infektuar dhe kanë simptoma të ngjashme me ato të COVID-19, nuk po arrijnë të kryejnë dot testin, një pjesë e konsiderueshme e testeve të kryera i përkasin pikërisht mjekëve dhe infermierëve të cilit i kanë shërbyer personave që kanë rezultuar pozitiv të papajisur me mjetet e nevojshme mbrojtëse.
Duke iu referuar burimeve nga ISHP, lidhur me testet që kanë kryer, ajo që të bie në sy është se bhë pjesë shumë e madhe e tyre i janë bërë personelit shëndetësor, në disa prej spitaleve të ndryshme të vendit.
Rreth 30 % të numrit total të testeve të kryera i përkasin pikërisht mjekëve dhe infermierëve, raporton balkanëeb. Kujtojmë se PD ka kërkuar vazhdimisht marrjen e masave nga Qeveria për pajisjen e personelit shëndetësor në të gjithë Shqipërinë me mjete mbrojtëse.
Një fakt shqetësues ky, nëse do të kemi parasysh se që nga momenti i kryerjes së testit e deri në daljen e rezultateve, mjekët dhe infermierët duhet të qëndrojnë në izolim.
Gjithashtu në listë vihet re se në listën e personave të testuar ka edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ndër to një deputet i qarkut Shkodër dhe një deputet i qarkut Durrës. Edhe pse testet e tyre kanë rezultuar negativ deri më tani.
Një fakt shqetësues, për të cilën deri më tani është thënë e kundërta, është se në mesin e personave të testuar rezultojën edhe fëmijë të mituar të moshave 0 14 vjec, ku në të paktën një rast një 13 vjecar ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë që rreth 20 % e personave të prekur janë nën moshën 35 vjec.
I pari që kryeson listën e të testuarëve për COVID19, është një djalë 18 vjecar që ka rezultuar negativ ndaj testit të kryer, më 30 Janar 2020. Testet e para pozitive u shënuan më 8 mars, ku u kryen 4 teste, nga të cilat 3 rezultuan pozitiv. Data 11 mars rezulton të ketë numrin më të lartë të kryerjes së testeve, me plot 143 teste të kryera dhe me 12 persona që kanë rezultuar pozitiv. Në datën 12 Mars janë kryer 93 teste nga të cilat 5 kanë rezultuar pozitiv. Më pas numri i testeve ka ardhur duke u ulur.
Në datën 13 Mars janë kryer 65 teste, nga të cilat 4 kanë rezultuar pozitiv. Më 14 Mars janë kryer 51 teste nga të cilat 5 raste kanë rezultuar pozitiv. Më datë 15 Mars janë kryer 27 teste nga të cilat 4 raste kanë rezultuar pozitiv.
Të dhënat nga ISHP po ruhen në një format që përfshinë të dhëna si kodin e kodi i personit që i nënshtrohet testit, emër e mbiemër, datën e testimit, rezultatin, njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, kontaktet që ka patur si edhe moshën.