Shkon në 51 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, 20 prej të cilëve ndodhen në Infektiv. Janë 563 raste të testuara, ndërsa numri i të krehurve vetë në 24 orët e fundit është shtuar me 9. Shifrat e fundit u bënë të ditura nga zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

1 mjek dhe 3 infermierë të spitalit Shefqet Ndroqi në Sauk janë mes të prekurve. Ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me pacientin, që më herët ka qenë i shtruar në këtë spitali, i cili ishte infektuar pas një vizite nga një i afërm që kishte qenë në Itali.