Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një lidhje me skype me studion e lajmeve të Fax News, ka treguar detaje nga situata në të cilën ndodhet vendi për shkak të përhapjes së koronavirusit duke thënë se ky është vetëm fillimi.
Ai ka deklaruar se parashikon që karantinimi totale të zgjas rreth 3 4 javë ndërsa pandemia deri në 4 muaj duke bërë apel nga ana tjetër, që të zbatohen të gjitha këshillat e dhëna deri më tani si dhe kufizimet që janë vënë.
Pipero tha gjithashtu se askush nuk mund të flasë për shifra por bazuar tek përvoja e vendeve të tjera, për çdo person që rezulton pozitiv ka një histori prej 10-15 personave të tjerë që e kanë marrë infeksionin
E kam konsideruar këtë epidemi si një Ajsberg në kuptimin e asaj që shohim dhe asaj që nuk shohim. Mendoj se efektin e kësaj epidemie nuk e kemi parë ndërsa në 2 3 javët në vijim do të shikojmë të tjera shifra. Në 10 raste të konfirmuara përfshihen edhe 10 15 raste të tjera në bazë të eksperiencave të kolegëve tanë në Kinë dhe Itali. Jemi në fillimet e saj dhe askush nuk mund të flasë për shifra apo se sa do të zgjas. Të paktën do të kalojnë 4 muaj për të thënë se kaq ishte për këtë vit, por kjo nuk është e thënë të jetë edhe koha e karantinimit për të cilën mendoj se është 3 4 javë.
Për masat do thoja se janë adekuate, të domosdoshme, drastike por ende nuk janë ekstreme. Duke pasur në konsideratë se e vetmja mundësi për të ulur shkallën e përhapjes është të kufizojmë kontaktet. Për mua janë masa të marra në kohën e duhur.
Nëse bëjmë pyetje Pse unë them se kurrë sduhet të pyesim pse për dje por çfarë do të bëjmë në vijim. Tia lëmë kohës të na gjykojë, edhe ne mjekët marrim kritika dhe na thonë pse nuk u bë kjo. Secili të mbrojë veten dhe duke mbrojtur veten, mbron edhe edhe shoqërinë, na lehtëson dhe na ndihmon edhe ne të tjerëve. Nuk janë pak të shtruar në spital, janë 17 Infektivi i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar skenarin e parë, në varësi do të shtrihen në masa të tjera të parashikuara nga qeveria. Stafi mjekësor nuk rrezikohet, është i rrezikuar dhe ekspozuar. Jemi njerëz dhe mund të gabojmë, harrojmë të veshim diçka shumë të vogël për mbrojtjen personale.
Pipero ka folur edhe për 2 mjekët që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke thënë se edhe mjhekët gabojnë, ndërsa ka argumentuar se në rastin konkret ndodhi për shkak të mosbashkëpunimit mjek pacient.
Sa i takon 2 mjekëve pozitiv, ka ardhur për shkak të mos njohjes së situatës dhe mosbashkëpunimit për historinë e udhëtimit. Çdo qytetar që ka udhëtuar në zonat e transportimit të sëmundjes të telefonojë, të mos vrapojë drejt nesh dhe të infektojë edhe ata që e shoqërojnë apo edhe stafin mjekësor. Ata që kanë pasur kontakt me persona që kanë rezultuar pozitiv, duhet të vetëkarantinohen, dhe nëse kolla sidomos, temperatura dhe problemet në frymëmarrje vijojnë pas 14 ditësh, të marrin në telefon 127 Një thirrje edhe për personat në tërësi, të mos telefonojnë ju lutem në çdo rast urgjencën. Frika dhe paniku janë aleati i virusit, i yni është kujdesi, ndiqni sa më shumë e korrektësisht këshillat, uji dhe sapuni janë mjetet më të mira edhe pak alkool sdo ishte keq , tha Pipero.