Pasditen e sotme Papa Françesku, la Vatikanin, për tu lutur për botën dhe fundin e epidemisë, rrugëve të qytetit të Romës.

Ai së pari vizitoi Bazilikën e Santa Maria Maggiore, për ti drejtuar një lutje Virgjëreshës, Salus Populi Romani. Më pas, duke bërë një shëtitje në këmbë, Ati i Shenjtë arriti në Kishën e San Marcello al Corso për tu lutur për fatin e botës.

Po kështu Papa drejtoi një lutje për të gjithë stafin mjekësor për të gjitha sakrificat që po bëjnë për të shpëtuar sa më shumë njerëz.