Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Bujar Qamili ka dalë me biçikletë rrugëve të qytetit të tij, Shkodrës teksa për mediat ka thënë se kishte 3 ditë brenda banesës dhe doli për të marrë ajër të pastër.
Ai tha gjithashtu se janë me të vërtetë ditë të vështira por theksoi se qytetarët janë ndërgjegjësuar ndërsa bëri apel që të qëndrojnë në shtëpi.
“Është më se e vërtetë që janë ditë shumë të vështira për gjithë popullin shqiptar. Uroj që këto ditë të mos vijnë më, shkodranët janë ndërgjegjësuar jashtë mase. Pas 30 vitesh thashë të dal pak me biçikletë në ajër të pastër se kam tre ditë në shtëpi. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi për disa kohë”
I pyetur nëse do ti bënte këngë koronavirusit, këngëtari tha: “Po për momentin jo, unë gjithmonë i bëj këngët ifije sa të largohet”
https://www.facebook.com/eetimes.al/videos/517937212474274/