Mjeku i Vllaznisë, Ilirian Haxhaja, vijon punën për të marrë masat anti-koronavirus. Pasi ka marrë të gjithë masat për ekipin e parë dhe stafin e tij, e po ashtu edhe kontrollin e ekipit Vllaznia B, mjeku shkodran shtuar dozën e shpenzimeve personale në drejtim të klubit të futbollit Vllaznia.
Panorama Sport mëson se Haxhaja të premten me një inisiativë tërësisht personale, e të financuar totalisht nga ai, ka bërë edhe disifektimin e plotë të fushës së stërvitjes së skuadrës në Shtoj. Mesa duket stafi mjekësor i Vllaznisë vijon që të jetë në krye të dëtyrës, ndërkohë që skuadra është e shpërndarë për momentin