Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video të montuar nga vetë shqiptarët. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, Rama ka publikuar një video ku demonstrohet larja e duarve që është bërë mjaft virale në këtë kohë koronavirusi, me në sfond një muzikë të drejtuar nga një dirigjent. Krahas videos, me nota humori, Rama shkruan se nuk e mbante dot për ketë këtë ‘perlë’

“EDI JAM Ashtu si në kulmin e hallit të tërmetit kishte momente humori, që faktikisht gjithnjë bëhet më pikant në periudhat më të vështira, ka pasur edhe në këto ditët e vetëburgosjes tonë kolektive goxha humor nëpër rrjete! Jam matur disa herë ti ndaj këtu ca perla humori me telefonatat ku dilte zëri im, po këtë se mbajta dot pa e ndarë me ju dhe bravo kujt e ka bërë” shkruan kryeministri.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1463069187188042/

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 38 të prekur. Dy të moshuar, në Fier dhe në Lushnje, janë shtruar në terapi intensive pasi kanë pasur komplikacione me shëndetin. Disa ditë më parë një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit ndërsa deri më tani vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës.

Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtetrrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.