Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se do të ndalohet frekuentimi i parkut të liqenit artificial në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në çdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar.
Në një video-mesazh për qytetarët nga shtëpia e tij në Surrel, kryeministri Rama u shpreh:
“Jemi me fat që kemi këtë kohë të mirë dhe të ngrohtë, mund t’i mbajmë dritaret hapur gjatë gjithë ditës për ajrosjen e shtëpisë dhe të fikim ajrin e kondicionuar që është një armik në këtë luftë. Por kjo nuk do të thotë të dalim xhiro familjarisht siç ka ndodhur dje dhe sot në Liqenin e Tiranës ku vërtetë nuk kishim shumë njerëz si zakonisht në një mot të tillë, por mjaftueshëm për të cënuar rregullat e mbrojtjes individuale.
Apo buzë liqenit të Shkodrës ku mbrëmë ishte sikur jemi në një kohë pushimesh dhe jo në kohë lufte. Nuk kemi kohë për të vazhduar me sensibilizimet sepse çdo orë është kritike për forcimin e vijave të mbrojtjes individuale dhe kolektive. Prandaj do të ndalojmë menjëherë frekuentimet në zonën e parkut të liqenit në Tiranë dhe në të gjitha zonat rekreative në cdo qytet brenda perimetrit të ri të blinduar” tha Rama.
Më e keqja nuk ka ardhur akoma nuk dua t’ju fus frikën të zbatoni rregullat, por kam detyrë tju informoj. Masat kufizuese janë të domosdoshme për ta ngadalësuar përhapjen. Nëse nuk e ngadalësojmë numri i atyre që do të bëhen për spital do të jetë shumë më i madh se numri i shtretërve që do të bëhet për t’i hospitalizuar. Dhe këtë problem e kanë të gjitha vendet. Sistemi ekselend i Lombardisë ra në kolaps. Masat shtrenguese që do marrim na japin kohë teksa bota po kërkon papushim ilaçin dhe temperaturat e motit do të rriten gjë që pritet ta dobësojë forcën goditëse. Javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë, dhe në javën tjetër pas kësaj ende më shumë, asnjë panik se kësaj nuk i shamnget dot askush. Është kurba e përhapjes.
Kjo jeta e re që sapo ka nisur nuk është si stërvitjet ushtarake në kohën e zborit që na zgjonim në mëngjes me alarm fals unë andej e kam bërë zborin nga kondrat e Mamurrasit për të rrëzuar avionët.
Kjo është luftë e vërtetë me armik të vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimit. Durim, durim, durim. Dhe meqë po rrimë në shtëpi të gjithë, unë po bëj ushtrime yaga dhe ushtrim dy vakte në 8 orë, në 16 orë agjërim, është super për trupin dhe mendjen. Kush do le ta provojë dhe do të më japë të drejtë” tha Rama.