Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë mjekëve apo studentëve të universitetit mjekësor që ndihen të gatshëm për të ofruar ndihmë në spitale apo shërbimet mjekësore në mënyrë që periudha e Covid-19 të kalojë sa më lehtë, të aplikojnë në dy portalet e qeverisë. Në një video-mesazh me rekorin e Univeristetit të Mjekësisë, Arben Gjuta, Manastirliu bëri thirrje për shtim të personelit mjekësor dhe sipas ministres mund të bashkohet kushdo që i përket fushës së mjekësisë

Situata e krijuar nga koronavirusi i ri është një sfidë, por secili nga ne ka një rol të veçantë në veprime apo në mos veorime. I gjithë sistemi ynë shëndetësor është i mobilizuar për të përballuar këtë siuatë të vështirë. Mjekët janë vendosur në vijën e parë të betejës, por çdo ndihmë shtesë është padyshim e dobishme si kurrë më parë.

Dua të bëj një thirrje publike për çdo person që ka lidhje me fushën mjekësore. Të gjithë ata që ndihen të gatshëm, studentët e mjekësisë, dhe kan dëshirë që i japin një dorë mjekësisë tonë, janë të lutur të në bashkohen. Sot jemi në situatën ku shëaqja e vlerave mund të bëjë diferencën. Çdokush që mendon se mund të bëjë diëerencën është i ftuar të na bashkohet në këtë luëtë, mund të aplikoni në dy portalet tona, në mjek për Shqipërinë dhe në portalin infermier për Shqipërinë,”- u shpreh Manastirliu ndër të tjera.

Të njëjtin mesazh përsëriti edhe rektori Arben GjutaTë dashur studentë sot është një moment i rëndësishëm. Ju që në të ardhmen do të jeni pjesë e këtij sistemi jeni të ftuar të na bashkoheni që sot.

Është kënaqësi për ne që ju kemi bërë të bëni betimin e Hipokratit që në nisje të shkollës dhe presim që t’i qëndroni besnik. Jeni të mirëpritur të gjithë studentët e fushave mjekësore, është një thirrej që do tu vërë në të njëjtën barrikadë me profesorët tuaj dhe me kolegët tuaj më të mëdhenj në moshë. Kjo thirjre shkon edhe për studentët e universiteteve private. Kjo situatë do të kalohet shumë shpejt dhe të gjtihë ju që do t’i bashkoheni kësaj nisme do të ndjeheni krenarë dhe të lumtur, shtoi ai.