Një pamje që ngjan pak a shumë me Wuhanin, ku ishte epiqendra e koronavirusit, apo me Italinë tashmë izoluar totalisht, por jo! Kjo video me dron është Zhiruar në Tiranën, tashmë të boshatisur.
Tek tuk mund të shohim njerëz që lëvizin në këmbë duke shkuar në punë, e ndërsa që pas urdhrit të djeshëm, edhe qarkullimi i makinave është shumë i pakët. Një pamje e rrallë kjo për kryeqytetin, ku trafiku i rënduar ishte shndërruar në një përditshmëri për banorët e kryeqytetit, që vjen si rezultat i një gjendje të jashtëzakonshme që po kalon vendi.
Në 1 minutë video të regjistruar në unazën e këtij qyteti, pranë urës së ish-bllokut janë parë të qarkullojnë rreth 10 automjete, pjesa më e madhe e tyre furgon. E njëjta panoramë paraqitet edhe në zonën e Komunës së Parisit.