Mjekët janë ata që po bëjnë sakrificën më të madhe dhe po përballen në vijën e parë të “luftës” me koronavirusin. Një grup mjekësh të Spitalit “Koço Gliozheni”, kanë shpërndarë foto ku secili mban një letër ku shkruhet: “Ne nga sitali ju nga shtëpia i heqim kurorën këtij virusi”, shkruhet në mesazhin publik të mjekëve.
Fotot janë publikuar nga mjekja e njohur Anika Dokle, e cila gjithashtu shkruan: “Të gjithë bashkë do tia dalim”
Ndërkohë, në hyrje të spitalit infektiv në QSUT, Urdhri i Infermierit ka vendosur një pankartë sensibilizuese me mjekët dhe infermierët që po përballen me kkoronavirusin. “Mjekë dhe infermierë jemi krenarë për punën tuaj në këto ditë pandemie. Faleminderit çka bëni” shkruhet në mesazhin e Urdhrit të Infermierit.
Kujtojmë se a gjatë ditës së premte Ministria e Shëndetësisë konfirmoi shtimin e rasteve me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar në 33 numrin e të infektuarve. Ndërkohë, harta tashmë është zgjeruar pasi 4 persona janë konfirmuar pozitiv në qytetin e Fierit.