Shtohen rastet e të infektuarve me koronavirusin COVID 19. Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID19 33 raste, nga të cilat: 8 janë të shtruar në spitalin Infektiv. Të shtuarit janë nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina.

25 raste janë të vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore në shtëpi. Ajo që vihet re është se harta e përhapjes është zgjeruar me Fierin ku janë konfirmuar 4 raste pozitivë me koronavirus. Nderkohe një mjek i spitalit të Durrësit ku humbi jetën nga COVID-19 e moshuara është vetëizoluar

Nga rastet e konfirmuara pozitivë

Tiranë 19 raste

Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)

Lushnje 1 rast

Elbasan 2 raste

Fier 4 raste

Rrogozhinë 2 raste

Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.

Janë të vetëkarantinuar 177 raste.

Nga dje sot

Fieri ka 4 raste te reja- dje nuk kishte asnje

Në Tiranë nga dita e djeshme janë shtuar dhe 3 raste

Ne Durres nga dita e djeshme janë shtuar dhe 2 raste

Lushja dhe Elbasani shifrat mbeten të pandryshuar

Rrogozhina nga dita e djeshme është shtuar 1 rast

Edhe mjeku ne Durres me koronavirus

Ministria e Shendetesise konfirmon se një mjek ne Durres ka rezultuar pozitiv nga koronavirusi.

“Pas testimit të kampionit të parë të 50 mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit të cilët rezultuan negativë, ISHP ka vazhduar me gjurmimin e kontakteve, marrjen dhe testimin e mostrave të reja të stafit mjekësor në Spitalin Rajonal Durrës.
Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit” deklaroi zv/ ministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli.

Te 25 personat e vetëizoluar jane në gjendje të mirë shëndetësore.

Apeli u perserit sot të gjithë qytetarëve, të respektojnë rregullat e reja dhe të qëndrojnë në shtëpi. Të kufizojmë rrezikun sa më shumë të jetë e mundur!

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tha se tashmë që OBSH ka shpallur pandeminë na koronaviriusi masat që janë marrë duhet të merren seriozisht.

OBSH ka shpallur pandeminë nga koronavirusi i ri që do të thotë se bota ka transmetim komunitar në më shumë se 2 kontinente. Kjo është një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet dhe masat që janë marrë për distancimin social duhet të merren me seriozitet. Ne do të vazhdojmë me gjurmimin e rasteve në terren dhe nuk është e nevojshme që çdo person të testohet tha Bino.