Jo të gjithë qytetarët janë ndërgjegjësuar, pavarësisht masave drastike që ka ndërmarrë qeveria duke mbyllur sportelet, duke pezulluar lundrimet, fluturimet e qarkullimin e transportit urban por edhe atyre private, këto të fundit nga nesër deri të dielën.
Në disa qytete, njerëzit nuk i kanë shmangur daljet në rrugë edhe pse nuk kanë arsye madhore. Shumica kanë shfrytëzuar kohën e ngrohtë me diell duke dalë shëtitje, por pa mbajtur maska mbrojtëse. Ndërkohë shumë të tjerë edhe janë ndërgjegjësuar, duke mos dalë nga shtëpitë. Baret e restorantet janë mbyllur.