Një grua e moshuar, në moshën 72 vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kaluar në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit. Sipas informacioneve mësohet se e moshuara nga Mamurrasi ishte paraqitur pranë mjekëve në gjendje të rënduar shëndetësore me shenja të gripi.

Mjekët kanë bërë vizitën dhe kontrollet përkatëse, por nuk kanë mundur ta mbajnë dot në jetë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e moshuara ka vdekur teksa po i bëheshin kontrollet.

Doktorët dyshojnë se mund të ketë qenë e infektuar nga virusi COVID 19, por për këtë gjë pritet përgjigja e analizave. Nga ana tjetër të afërmit dhe viktimës dhe personeli mjekësor janë të shqetësuar dhe mësohet se i janë nënshtruar analizave për të parë nëse janë prekur nga virusi apo jo.