Qyteti italian, Codogno ka shënuar zero persona të rinj të infektuar, edhe pse bën pjesë në veriun e Italisë, në zonën e kuqe. Kryetari i qytetit dhe presidenti i Provincës së Lodi, Francesco Passerini paralajmëron se kjo ka ardhur si rezultat “i një karantine të bërë seriozisht”
“Ne jemi veçanërisht të kënaqur me atë që na duket të jetë një rezultat i shkëlqyeshëm, por ne, që kemi qenë zona e kuqe e Lodit, e kemi marrë seriozisht karantinën, dhe kjo është padyshim arsyeja pse ne jemi tani duke dëshmuar rënien për të cilën shpresonim “ tha Francesco Passerini.
“Beteja nuk ka mbaruar, por nëse vijojmë të sillemi në mënyrë inteligjente dhe zbatojmë masat e diktuara nga qeveria, atëherë mbeten vetëm edhe disa javë sakrificë dhe atëherë do të jemi jashtë saj” ka përfunduar kryetari i bashkisë raporton “Il Giornale”