Presidenti Donald Trump ka njoftuar pezullimin e të gjithë udhëtimeve nga Europa për në Shtetet e Bashkuara për 30 ditët e ardhshme në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në një fjalim të rrallë nga Zyra Ovale, Trump tha se Bashkimi Europian nuk ka marrë të njëjtat masa paraprake që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur për të përmirësuar epideminë. (Mbretëria e Bashkuar nuk është e përfshirë në masën e ndalimit)

Trump gjithashtu tha se “ai së shpejti do të ndërmarrë veprime emergjente” për të siguruar mbështetje financiare për bizneset e vogla dhe njerëzit e prekur nga koronavirusi

Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson, u testuan pozitive për koronavirusin.

Lajmi u njoftua nga vetë çifti përmes një postimi në Twitter.

“Unë dhe Rita jemi në Australi. Ndiheshim të lodhur, të ftohur dhe me dhembje trupi. Rita kishte edhe ethe. Ne iu nënshtruam testit të koronavirusit dhe u testuam pozitiv”

“Epo, tani çfarë të bëjmë? Ka protokolle për tu ndjekur. Ne do të mbahemi nën kontroll dhe do të izolohemi për aq kohë sa të jetë e nevojshme”