Një qytet i shkretë, me monumente pa turistë dhe rrugët e boshatisura. Kështu është zgjuar Roma sot, ku efektet e dekretit të ri të lëshuar nga Conte janë të prekshme.
Një e enjte shumë e ngjashme me një të diel gushti, me shumë pak makina përreth dhe transporti publik praktikisht i zbrazët.
Përpara Fontana di Trevi, një patrullë e policisë lokale po monitoron situatën, ndërsa një çift punëtorësh – me maskë në fytyrën – kalojnë sheshin për të arritur në vendin e ndërtimit të afërt. E njëjta situatë përpara monumenteve të të gjithë kryeqytetit, nga Piazza Navona e deri te Piazza Venezia.