Sportisti nga Hoti i Malesise se Madhe Dorian Dokaj perserit suksesin e vitit te kaluar duke u shpallur serish kampion i Kanadase ne disiplinen e MMA-se, pikerisht teksa ka triumfuar ndaj kundershtarit Adam Sproule dhe ne kete menyre ai pas 5 raundeve shume te luftuara eshte shpallur kampion duke merituar titullin WOG pas 5 raundeve shume te luftuara.
Dokaj ka pranuar te flase me kenaqesi per “Shkodra Sport” duke dhene nje interviste ekskluzive ne lidhje me suksesin e diteve te fundit. “Ka qene nje ndeshje shume e forte dhe ka patur rivalitet ne te 5 raundet. Ne fakt ne secilin prej ketyre raundeve kam dominuar dhe rezultati ne fund ka qene unanim nga te gjithe gjyqtaret ne favorin tim.
Perveç fitores se kesaj ndeshje dhe te titullit WOG mendoj se kam vendosur edhe nje rekord te ri qe mbetet per t’u konfirmuar nga Federata kanadeze. Kjo ngaqe kam bere me shume takedown nw njw ndeshje pwr titull, ne total 9 te tille qe nuk i kishte realizuar askush me pare.
Une mbi te gjitha i jam falenderues Zotit per kete sukses sepse pa te asgje nuk do te ishte e mundur. Falenderoj te gjtihe trajneret qe me kane mbeshtet dhe me kane ndihmu per me ece perpara dhe ketu perfshihen normalisht edhe ata te Vllaznise me te cilin e fillova kete sport”- thote ai fillimisht.
Sporti i MMA hyn tek artet marciale dhe ne te jane te kombinuar boksi, mundja por edhe ndonje sport tjeter. Eshte nje sport qe po preferohet çdo dite e me teper nga te rinjte dhe po merr permasa edhe me te medha. 22 vjeçari nga Hoti qe ka vetem dy vjet ne Kanada, ka arritur te jete i suksesshem ne kete sport teksa ka zhvilluar deri tani 7 ndeshje dhe ka 7 fitore.
“Karriera ime ka nisur mire ketu ne Kanada sepse jam per te dytin vit rradhazi kampion i ketij vendi. Keto suksese kane ngjallur interesin e njeres prej kompanive me te medha ketu ne Kanada dhe mendoj se shume shpejt do te luftoj per tituj ne Federatat BTC dhe PFC te cilat jane nje shkalle afer qe te hyjme pastaj ne UFC qe eshte edhe Federata me e rendesishme ne bote per kete sport”- shpjegon Doriani.
Gjithçka deri tani po shkon mire per kete sportist vetem 22 vjeçar. Gjate karrieres se tij eshte shpallur nje here kampion i Shqiperise dhe po ashtu eshte shpallur edhe kampion i Ballkanit ne vitin 2017 nderkohe qe pas kalimit ne Kanada ka arritur te shpallet edhe dy here kampion i ketij vendi. Perveçse ne MMA ai ka konkurruar edhe ne mundjen braziliane, nje tjeter sport, pjese e arteve marciale ku ka zhvilluar 35 ndeshje nga te cilat ka 32 fitore dhe vetem 3 humbje.
“Nisja eshte shume e mbare dhe besoj se do te ece shume perpara. Kontrata qe pritet te firmose shume shpejt, do te ndihmoje t’i ngjis lart shkallet e karrieres dhe te lartesoj edhe me shume flamurin shqiptar ketu ne Kanada”- thote kampioni Dorian Dokaj ne prononcimin e tij per “Shkodra Sport”.
Gjergj KOLA