Kryeministri Edi Rama sapo ka përfunduar komunikimin virtual me qytetarët për situatën e koronavirusit në vend ku ka ripërsëritur thirrjet për bindje ndaj masave të marra.

Ai ka theksuar gjatë fjalës së tij se, jemi në shtetrrethim në kuptimin e plotë të fjalës ndërsa ka vënë në dukje edhe përkushtimin e tij dhe të autoriteteve në përballimin e situatës.

“Ky armik na kërcënon por do ta mundim duke qenë bashkë, qytetar dhe shtet sot jemi një popull që po bëhet një familje. Nën uniformën e policisë, forcave të sigurisë, mjekëve dhe infermierëve, në sektorin publik dhe privat janë njësoj të prekshëm dhe njësoj që duhet të bëhemi bashkë për ta mposhtur, me besim dhe durim ne do tia dalim. Kjo është thirrja ime e thellë edhe unë si njëri prej jush, qytetar, prind, bir i një nëne dhe natyrisht pjesë e një familjeje që do bëj të pamundurën për ta mbrojtur, për të mbrojtur veten dhe çdo kënd, që sot dua ta përqafoj po nuk i jap dot as dorën që të mos bëhem shkas për të kthyer këtë në një problem shumë të madh. Në mbrëmje do të komunikojmë përsëri. Ecni në ecurinë e të gjitha veprimtarive në perimetrin Tiranë Durrës që do të jetë në shtet-rrethim të plotë në komptimin e plotë të fjalës, që kemi detyrimin ta mundim këtë armik”

Rama ka njoftuar gjithashtu edhe vendimin për inspektimin e fasonerive dhe qendrave të call centerave dhe mbylljen e tyre ndërsa ka argumentuar se kjo masë e skajshme do të pasohet nga të tjera edhe më të rënda nëse nuk zbatojnë kushtet.

“Kjo masë e skajshme për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut në organizmat tona do të pasohet nga të tjera. Sot kemi ndërmarrë një sërë inspektimesh në kompanitë fason dhe call center, të cilat do të jenë të mbyllura nesër dhe deri në fund të këtij afati, por janë të detyruara të respektojnë të gjitha distancat teknike të sigurisë, dhe të gjithë elementët e sigurisë për çdo punonjës. Në rast se kur të fillojnë aktivitetin do të konstatohen se nuk kanë kryer detyrimet për të mbrojtur punonjësit, do të mbyllen dhe do të marrin përsipër kompanitë çdo kosto të kësaj mbyllje se në këtë rast është neglizhenca e tyre, dhe jo një mbyllje për një forcë maxhore, të paktën në këtë fazë të planit për zmbrapsjen e këtij armiku që na kërcënon” tha Rama.

? MESAZH PËR SHQIPTARËT? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Posted by Edi Rama on Thursday, March 12, 2020