Shqipëria tashmë ka rregjistruar viktimën e parë nga koronavirusi, i cili ka mbërthyer jo vetëm vendin por gjithë globin.
Ndërkohë megjithëse Italia është futur e gjitha në karantinë ku është theksuar se çdo kush duhet të rrijë në shtëpi, ende në Shkodër vijnë Shqipëri shtetas nga shtetit fqinj
Mësohet se disa nga personat do të nisen drejt Tiranës dhe janëkëshilluar për vetëkarantinim dy javë, përndryshe rrezikojnë të dënohen me gjobë.
Gazetarja e Fax News Emi Kalaja raporton se kanë hyrë në pikën kufitare 2 autobuzë 1 furgon dhe 12 mjete të vogla.
Ato kontrollohen, ndërkohë që në krye të këtij operacioni është drejtori policisë së Shkodrës Niko Brahimaj, i cili është vënë në krye të këtij aksioni
Po i njoftojmë qytetarët që të vetëkarantinohen pra të qendrojnë në shtëpinë e tyre për afat që ministria e ka bërë të ditur dhe që e dinë të gjithë. Ne do të vendosim gjobë për personat që nuk vetëkarantinohen të gjithë shtetasit janë të identifikuar. Asnjë tolerim ndaj kujtdo që do të shkelë rri. u shpreh Brahimaj.