Bllokohet hyrja dhe dalja e të gjithë autobusëve që kanë destinacion Italinë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. Një masë e tillë është marrë jo vetëm nga qeveria shqiptare, por edhe ajo malazeze.
Ditën e sotme, siç raporton gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja, është ndaluar të dalë nga Shqipëria një autobus me pasagjerë që ishin nisur drejt Italisë.