Mëngjesin e sotëm Dolores Aveiro, nëna e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, ka pësuar një goditje në tru. Ajo është dërguar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin maksimal

65 vjeçarja ndodhet në kujdesin intensiv të spitalit të Dr Nelio Mendonca në Madeira. Mediat portugeze kanë raportuar se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe ajo është ndërgjegjësuar, megjithatë duhet të mbahet në mbikqyrje për të paktën 12 orë shkruan The sun