Botuesi i njohur Henri Cili duket se i është rikthyer jetës normale një ditë pas arrestimit të tij mbrëmjen e të premtes.

Nga një video të siguruar nga Fax News shihet botuesi Çili në një mbledhje pune me pedagogët e UET brenda ambienteve të këtij universiteti, duke konfirmuar se i është rikthyer jetës normale aty ku e kishte lënë para ndalimit nga policia.

Cili u arrestua bashkë me 26 persona të tjerë në kuadër të një operacioni të quajtur “Mezhgorani”

Mbi gazetarin rëndojnë akuzat si falsifikim i dokumenteve, ndikim i paligjshëm ndaj funksionarëve publik në marrjen e vendimeve e disa vepra të tjera penale.

Por mbrëmjen e djeshme botuesi Henri Cili u lirua me detyrim paraqitje nga Gjykata e Permetit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.