Pak minuta pas manifestimit të presidentit Meta, që u zhvillua në Bulevardin dëshmorët e Kombit, qeveria e Edi Ramës, përmes zv.kryeministrit Erion Braçe, ka zgjedhur që të flasë me fjalët e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Justifikimin e saj se SHBA-të nuk kishin lidhje me manifestimin, edhe pse u panë në të flamuj amerikanë, Braçe e cilëson shpullën e parë në drejtim të Metës.

Postimi i Braçes:

Shpulla e pare amerikane:

E SURPRIZUAR TE SHIHJA FLAMURIN AMERIKAN NE “MANIFESTIMIN” E SOTEM……. …….NUK KEMI TE BEJME FARE ME “MANIFESTIMIN” E SOTEM!

I referohet mitingut te Presidentit te Republikes.