Gazetari dhe analisti i njohur Andi Bejtja ka komentuar reagimin e sotëm të Ambasadores Amerikane në Tiranë, Yuri Kim për manifestimin e mbajtur në mbrojtje të Kushtetutës.

“Këtë punën e Juri Kim për punën e Flamurit Amerikan të valëvitur në manifestimin për Kushtetutën kur e Meta e bëri të qartë që po përshëndeste shqiptarët e ardhur nga USA vështirë ta shpjegosh

Madje ka ngatërruar dhe shumë popull: duke filluar që nga ata që e mbajnë flamurin amerikan në ballkone dhe në ditën e hashures si dhe ato femra që i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan” shkruan në Facebook Andi Bejtja.

Në një postim të shkurtër në Twitter pas manifestimit, ambasadorja amerikane bëri këtë koment:

“U surprizova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e mbrëmjes së sotme. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e mbrëmjes së sotme”