Botuesi dhe pronari i UET, Henri Çili ka mohuar akuzat para gjykatës së Përmetit ku mesditën e sotme u fut me pranga në duar pas arrestimit për gjashtë akuza.
Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra raporton se Çili është shprehur para gjyqtarit Dritan Hasani se “Arrestimi im është pa prova”
Botuesi Henri Çili është mbrojtur nga avokati Andi Duraj. Mbrojtja e Çilit në gjykatë ka zgjatur vetëm 35 minuta.