Kryeministri Edi Rama foli me ironi lidhur me tubimin e 2 marsit, të cilin presidenti ka ftuar qytetarët për një “besëlidhje” në mbrojtje të Kushtetutës. Për Ramën ata që thirrën manifestimin janë janë armiqtë e betuar të reformës në drejtësi.
Edi Rama: Kthe kokën në një anë s’ka kundërshtarë, përpara s’të del njeri përpara është bosh komplet. Ata vërtet dalin e shajnë e akuzojnë e shpifin por janë si goditjet e lugëve në tengjere bosh. Zhurma është shumë e madhe po tenxherja është bosh. Ne duhet ta lexojmë këtë rrezik sepse njerëzit e ndjejnë shumë më thellë se ne boshin. Ne duke qenë shënjestër përjetojmë gjithë goditjetÇa mendoni se njerëzit po presin Besëlidhjen e dytë të Lezhës më datë 2 mars. Si mendoni, mendoni që njerëzit do të ngatërrojnë Gjergj Kastriotin me besëlidhësit e rinj që janë armiqtë e betuar të reformës në drejtësi dhe drejtësisë që po jetojmë.
Këta aleanca kundër drejtësisë së re do të bëjë besëlidhjen e dytë të Lezhës, pa u lodhur duke shkuar në Lezhë por duke ndjenjur e duke thënë hajdeni këtu se ne jemi për ju. Nuk i shohin këto fare, njerëzit shohin nga ne, ne duhet të shohim shumë përtej atyre që kemi bërë dhe shumë përtej atyre me të cilat jemi mësuar të fitojmë, sepse nesër nga ne do të krëkohet shumë më tepër. Me të drejtë. Kujt tia kërkojnë?!
Rama sulmoi dhe opoziten.
“Nuk dua të merrem fare me katandisjen e konkurentëve tanë, që janë katandisur si karikaturat e vetes së tyre. Ne duhet ti kuptojmë sot pa na ndodhur çfarë pasojash të rënda mund të ketë nëse nuk kupotjmë që ky boshi është armik i rrezikshëm