Detaje dhe emra të rinj janë zbuluar nga operacioni “Mezhgorani” nga i cili u arrestua edhe botuesi Henri Çili bashkë me 27 persona të tjerë. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se listën e të përfshirëve në dosje është edhe emri i Marina Farës, vajza e këngëtares Eli Fara.
Nga përgjimet që Prokuroria ka bërë gjatë hetimeve, rezulton se Marina ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Për shkak të telefonatave, Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e saj në Tiranë për të kërkuar për prova që mund ta implikonin në dosje por Marina ka qënë “e pastër” Për shkak të mospërfshirjes së saj, Prokuroria e Përmetit ka kërkuar për Farën vetëm masën “detyrim paraqitje”, ndërkohë ende pritet vendimi që Gjykata do të japë për të.
Mësohet se në përgjime, vajza e këngëtares ka emrin Roxhensa Vangjush Kapurani, emër të cilin ajo e ka ndryshuar duke hequr dorë nga mbiemri i të atit
Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar dje gjatë natës, pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 23 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.