Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet më 29 shkurt, ndërsa së fundmi është zbuluar axhenda e kësaj dite. Ditën e sotme pritet që të votohen këto ndryshime që parashikohen në statutin e PS
Një burrë dhe një grua për të bashkëdrejtuar organizatat sociale
Një person nuk do të kete 2 funksione (edhe kryetar i bashkise, edhe kryetar i PS ne ate qytet) (as nje deputet nuk do te mund qe te jete dhe deputet dhe kryetar i deges)
Do të hiqet paga e kryetareve te degeve te PS
Taulant Balla, sekretari i Përgjithshëm i PS, do të ketë fjalën hyrëse dhe më pas do të flasi Sergei Stanishev, presidenti i Partisë Socialiste Europiane.
Do të diskutohet mbi tërmetin dhe pasojat e tij, paktin për Universitetin, politikat arsimore, drejtësia dhe procesin e integrimit.
10.00 Hapja e Kongresit. Seanca e Parë
Fjala e hapjes nga Sekretari i Përgjithshëmi PS,Taulant BALLA
Përshëndetje nga Presidenti i Partisë Socialiste Europiane, Sergei STANISHEV
Raportim mbi drejtimet kryesore të politikave tona legjislative dhe qeverisëse
Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019
Pakti për Universitetin dhe politikat arsimore
Drejtësia dhe sundimi i ligjit
Energjia dhe Infrastruktura
Shqipëria që duam dhe turizmi
E drejta e pronës, mbrojtja e territorit dhe procesi i legalizimeve
Integrimi Europian dhe Rajonal
Fjala e Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të PS, EDI RAMA
12.00 Seanca e Dytë
Raporti i Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Kryetari i Komisionit, Shpëtim CAMI
Raport mbi gjendjen e strukturave të PS, Sekretari Organizativ dhe i Koordinimit Elektoral të PS, Arben PËLLUMBI
Programi Politik “ SHQIPËRIA QË DUAM 2030” Sekretari për Koordinimin e Keshillave të Rajoneve, Ilir BEQAJ
PrezantimiindryshimevedhepërmirësimevenëStatutin ePartisë, Alket HYSENI
Agjenda politike e PS deri në Qershor 2021, Sekretari i Përgjithshëm, Taulant BALLA
DISKUTIME
15.00 Seanca e Tretë
Organizimi i procesit të votimit dhe numërimit të votave përzgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare dhe të Komisionit të Garancive Statutore & Etikës të partisë