Une jam vajza e videos se famshme. Une jam Ana. Vajza e vogel e Dijes. Une jam ajo qe ulerija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nenen time te fatkeqe, nenen time te mjere.
Nenen qe kaloj gjithe jeten ne vuajtje per te na rritur ne. Po e bej kete postim per ju portale te famshme dhe per ju njerez qe villni vrer e perfitoni ne hallin qe me ka zene mua sonte. Ne ate hall qe une do mbaj gjithe jeten mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditesh nuk do e kujtoni me emrin tim apo te nenes time. Me shume mundesi pas nje muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj qe tju bej nje thirrje te gjitheve. Fshini videon time, mos u merrni me me mua.
Mjaft e keqperdoret per disa like te felliqura apo komente. Une jam ajo qe trokiti dyer te afermish qe benin sikur sma dinin hallin, dyer doktorash qe me percollen duke me then qe skam pse shqetesohem, dyer policash qe se gjykuan si shume te rendesishem rastin e mamase time. Po mami im, Dija ime, ishte nje grua e zakonshme me nje fuqi te jashtzakonshme, qe duroj 30 vjet ne nje martese, punoj me ndershmeri per te rritur e shkolluar tre vajza. Dija mund te ishte motra jote, mami jote, vajza jote.
Dija e mund te jete te gjitha keto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen ne shtepine ngjitur dhe ben sikur se degjon se nuk eshte puna jote. Dhe sot ti poston per Dijen, komenton per Dijen, flet per Dijen. Epo sot ajo ste degjon dot me. Mjaft o njerez te felliqur, mjaft u moret me ne tani qe qe sjau kemi me nevojen. Une jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj qe ti mos te behesh kurre Ana.