Për herë të parë, është diagnostikuar me koronavirus një kafshë shtëpiake. Bëhet fjalë për një qen pomeranez i cili është infektuar nga pronarja e tij. Ngjarja ka ndodhur në Hong Kong dhe qeni po mbahet në karantinë ku do qëndrojë ashtu si njerëzit, për rreth 14 ditë

Pronarja Yvonne Chow Hau Yee e dërgoi qenin tek një veteriner i cili vendosi ti merrte mostra në hundë dhe më pas analizat rezultuan pozitive, edhe pse në nivel më të dobët se tek njerëzit. Qeni nuk kishte shfaqur ndonjë simptomë

Sipas mjekëve, më parë nuk kishte prova se kafshët shtëpiake mund të marrin virusin Covid 19 apo të jenë burim infeksioni për njerëzit, por pronarët janë këshilluar të lajnë duart pasi ti prekin.

Sipas medias britanike, Metro, ky është edhe rasti i parë i konfirmuar i një kafshe shtëpiake me virus.Sa i takon njerëzve vetëm në Kinë janë infektuar 78 mijë e 824, ndërsa vdekje raportohen 2788 persona. Më shumë se 3600 të infektuar janë nga jashtë Kinës. Numri global me koronavirus është rreth 82 mijë. Rastet më të fundit janë konfirmuar në Egjipt dhe Algjeri.