Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e Partisë Socialiste ka treguar edhe se kush është njeriu i tij më i besuar mes kolegëve.
Rama ka treguar se kryeparlamentari Gramoz Ruçi është miku i tij më i ngushti, i cili gjithmonë plotëson boshllëqet e tij.
Dhe e fundit që kam, ka vetëm një gjë që nuk shkon në Kongreset tona. Nuk shkon të më thoni më Zoti Rama, aman ma hiqni këtë se më duket tmerr. Është dhe ky një zhvillim i jetës sonë sepse njëherë e një kohë i thosha Gramozit- z.Gramoz dhe ai më thoshte shoku Edi. Tani ai me thotë Edi dhe unë i them shoku Gramoz. Tani Gramozi është shoku im më i ngushtë. Plotëson boshllëqet e mia. Hiqeni këtë zonja dhe zotërinj, se si do i thoni gjejeni vetë. Ajo e shoqe Besës më pëlqeu. Kështu që të dashura shoqe, ju përulem, tha Rama në fjalën e tij para socialistëve.
Më tej, Rama ka folur për përfshirjen e grave në politikë duke përmendur edhe projektin e ri që do të implementohet në shkollat e vendit.
Jeni arma e fundit që reforma ime ka pjellë pas shumë sistemesh. Vër kritere nxirr rregullore, krushku e halla. Të gjitha nuk kanë funksionuar. Arma e fundit është vendosja e grave që burrave tu thonë vendin tuaj e keni por është vetëm gjysma dhe duke filluar nga koka e çdo organizate dhe duke kaluar pastaj poshte për të pasur mundësinë që nesër PS-ja të jetë shumë më e mirë dhe më e fortë e pranë njerëzve seç është sot. E dyta që duhet të them, jam absolutisht i frymëzuar nga ajo që tha Besa për futjen e teksteve të detyruara feministe nëpër shkolla.
Por nga e thënë në të bërë nuk është në mes një det i tërë sepse deti është më kollaj. Besoj se ajo nismë nuk është një nismë institucionale dhe nuk implementohet me sukses nëse ju nuk jeni pas saj. Është kaq e thjeshtë shtoi më tej Rama.