Qyteti i Pukës ka marrë një pamje krejt tjetër në këto ditë të ftohta.
Bora ka mbuluar vendin duke pasqyruar anën më të mirë të saj.
Në foto janë bukuritë e malit të Munellës që ndodhet atje duke treguar madhështi me lartësinë e tij.
Peisazhe të mrekullueshme ka krijuar edhe bora që qëndron anash liqenit bashkë me bredhat e mbuluar në këtë fund shkurti.
‘Velloja e bardhë’ nuk është shtrirë në çdo pjesë të saj, pasi ka vende që nuk janë mbuliuar nga dëbora edhe pse temperaturat janë të ulëta.