Të enjten, një grup prej 8 socialistësh i dërguar një mocion Kongresit ku propozoheshin 10 pika për reformimin e Partisë Socialiste. Gjatë konferencës për rindërtimin, gazetarët pyetën Kryeministrin Edi Rama në lidhje me këtë çështje.

Kreu i qeverisë, në përgjigjen e tij, ndonëse nuk pohoi në ligjërat të drejtë se mocioni nuk do të merret për diskutim, la të kuptohet se ai do të rrëzohet. Në mënyrë metaforike, Rama tha se “nuk kemi probleme në shtëpinë e socialistëve”

Edi Rama: Nuk ka socialistë të vjetër. Ata janë gjithmonë të rinj. Mos harroni Dritëro Agollin. Unë jam këtu për ata që kanë humbur shtëpitë. Socialistët e kanë shtëpinë top. Kur e ke shtëpinë top, të gjitha janë luks. Nuk kemi probleme me shtëpinë e socialistëve. Atë e kemi top.